Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Formula 1

Cili do tė jetė numėr 1? 

 

Cili do tė ketė fat mė sė shumti me 21 tetor nė garėn e fundit tė Formula 1? A do tė bėhet Lewis Hamilton, kryesuesi i kampionatit, nė sezonėn e tij tė parė tė bėhet kampion apo spanjolli Fernando Alonso do tė mbrojė titullin e kampionit, apo ėshtė koha e finlandezit Kimi Raikkonen qė pas dy vendeve tė dyta tė bėhet kampion i cirkut mė tė shpejtė nė botė? 

(presheva.com) - Deri tani dihet vetėm se Hamilton (McLaren) ka 107 pikė, Alonso (McLaren) ka 103 pikė dhe Raikkonen (Ferrari) ka 100 pikė.Vet pilotėt nuk japin asnjė prognozė, tė vetėdijshėm se fjalėt janė tjetėr e vozitja nė Interlagos tjetėr.
Gara e kaluar nė Kinė nuk ishte edhe aq e mirė pėr mua, por tani nuk po mendoj mė pėr tė. Jam i fokusuar vetėm nė Brazil. Kjo ėshtė njė stazė e re pėr mua, do tė tentoj qė sė bashku me ekpin qė tė pregaditem sa mė mirė dhe tė i largoj tė gjitha "kurthat" qė Interlgos mban nė vete. Kampionati as pėr se afėrmi nuk ėshtė nga fundi dhe do tė jap gjithcka prej vetes time qė tė marrė pikėt qė janė tė nevojshme qė tė bėhem kampion - tha Hamilton. 
Shoku i tij i skuadrės gjithashtu mban shpresa pėr garėn e radhės. "Interlagos ėshtė njė stazė e mirė pėr mua. Te kjo kam fituar qė tė dy titujt. Fakti ėshtė se jam katėr pikė pas Hamilton, mirėpo do tė jetė shumė vėshtirė pėr ta kaluar atė nė plasman tė pilotėve. Do tė jap maksimumin qė tė jem i pari, kam bolid te pregaditur mirė pėr garė, mirėpo shumė gjėra duhet pėr tė fituar kampionatin" tha Alonso.
Shansa mė pak pėr tė fituar kėtė kampionat ka Kimi Raikkonen, i cili pas vetes ka tėrė ekipin. "Kjo ėshtė njė garė me shumė rėndėsi pėr mua, Ferrarin dhe Kimin. Do tė jetė vėshtirė mirėpo ai ka ende shansė pėr tė marrė vendin e parė nė kampionat. Personalisht do tė synoj vendin e parė dhe fitore, mirėpo nėse nė cdo menyrė do tė mund tė ndihmojme Raikkonen, pa dyshim se do ta bėjmė atė - thote piloti tjetėr i Ferrarit Felipe Massa.

 


Lewis Hamilton

I lindur mė 07.01.1985.
Stivenidge (Britani e madhe).
Fitore nė kėtė sezonė: 4

 

Pse do tė fitojė:
Kryeson para garės vendimtare dhe nuk ėshtė para asnjė presioni. Nėse bėhet kampion, do tė jeta sezona mė e mirė e ndonjė fillestarinė histori tė Formula 1, nėse nuk arrin titullin, do tė humb nga pilotėt si Alonso dhe Raikkonen, qė sipas shumices janė piltėt mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave. McLaren me siguri se do ti ofrojė kushte tė njejta atij dhe Alonsos, mirėpo pėr shkak tė shkruarjes sė njė faqe tė re nė historinė e Formula 1, shumica dėshirojnė qė Hamilton tė jetė kampion.

Pse nuk do tė fitojė:
Teoretikisht presioni i tij nuk ėshtė dhe shumė i madh, mirėpo me 21 tetor realisht nuk do tė jetė edhe ashtu. Do tė mendojė mbi Kinėn, mbi shansėn se do tė hyjė nė histori, tek fansat, mbi Alonson, Raikkonenin, tek ekipi, mediat...

 


Fernando Alonso

I lindur mė 29.07.1981
Nė Oviedo, Spanjė
Fitore nė kėtė sezonė: 4

 

Pse do tė fitojė:
Do ta motivojė konfliktet e tij me Hamilton dhe Ekipin e McLaren. Vitin e kaluar kur ka vozitur pėr Renault, ai gjithashtu ishte ankuar se ekipi nuk i ofron pėrkrahjė tė madhe pėr tė fituar titullin e kampionit me Michael Schumacher. Ai u bė mė i miri kur edhe i duhej mė se shumti, duke fituar titullin e dytė radhas. Nėsė kėtė "luftė" me McLaren e merr tė njejtė si mė herėt, atherė do tė jetė njė motiv i fortė. A duhet tė pėrmendim se pėrvoja ėshtė nė anėn e tij - kampion i dyfishtė me fillestarin?  

Pse nuk do tė fitojė:
Asnjėherė nuk i ka ndodhur tė ndjek rivalin pėr tė fituar kampionatin. Para dy viteve kishte pėrparėsi ndaj Raikkonen gjatė tėrė sezonės dhe ka arritur tė fitojė titullin kampion dy gara para se tė pėrfundojė kampionati. Vitin e kaluar nė garėn e fundit hyri me 10 pikė mė shumė se Michael Schumacher. Pėr titull ishte e nevojshme tė merr vetėm njė pikė dhe ai ishte i dyti dhe u bė kampion.

 


Kimi Raikkonen

I lindur mė 17.10.1979
Nė Espo, Finlandė
Fitore nė kėtė sezonė: 5

 

Pse do tė fitojė:
Finlandezi nė vitin 2003 dhe 2005 ka fituar vendet e dyta nė kampionatin e Formula 1, para 4 viteve Schumacher fitoi pėr 2 pikė mė shumė. Nuk ka dyshim se motivi i Raikkone ėshtė shumė i lartė. Nuk ka presion dbe ska probleme qė nė garė tė hyjė pas favoritit. Shoku i skuadrės, Braziliani ka rėnė nga gara pėr kampion, prandaj ai dhe Ferrari kanė thėnė se do tė japin gjithcka sa munden pėr ta ndihmuar Raikkonenin. Kėtė pėrparėsi se kanė as Hamilton e as Alonso.

Pse nuk fiton:
Ferrari kėtė vit nuk ka pasur njė sezonė tė shkėlqyer. Momentin mė tė mirė e kanė pasur marrja e pikėve tė McLarenit dhe shpallja e saj kampion pėr konstruktorė. Ekipi ėshtė nėn presion dhe vetėm njė gabim i vetėm do tė largojė Raikkonen nga gara pėr kampion.

Raikkonen ėshtė 7 pikė pas Hamilton dhe 3 pas Alonsos, prandaj ai duhet tė mbajė shpresė edhe tek mosuskesi i rivalėve.

 

dr Driton SALIHU

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.