|
GP Silverston 2002

Dominimi i Ferrarit u
vazhdua edhe nė Grand Prix e Britanisė nė Silverstone. Dy vendet e
para nė podium ishin tė rezervuar pėr Michael Schumacher dhe Rubens
Barichello, tė cilėt treguan edhe njėherė se janė superior pėr kėtė
sezonė. Kjo ishte fitorja e 7-tė e sezonit dhe njėherit fitorja e
60-tė e karierės tė kampionit tė katėrfishtė, i cili ėshtė nė rrugėn
mė tė mirė pėr tė barazuar rekordin e legjendarit Huan Miguel fangio,
i cili ishte pesė herė kampion. Schumacher tani ka 54 pikė mė shumė
se Rubens Barichello i cili gjendet nė vendin e dytė, dhe sipas
shumė gjasave Schumacher ėshtė nė rrugė tė mirė pėr tė fituar edhe
titullin e pestė. Nėse Schumacher fiton edhe nė garėn e ardhshme e
cila do tė mbahet nė Magny-Cours nė Francė, ai do tė shpallet qysh
tani kampion pėr sezonin 2002.
Nė fillim tė garės bolidi i Rubens Barichellos u fik, prandaj ai e
humbi pozicionin e dytė dhe atij iu desh tė niset i fundit. Lufta nė
mes tė Montoyės dhe Schumacherit nė fillim ishte interesante, mirėpo
pas shiut qė filloi nė vazhdim tė garės, nė stazė mbetėn mė tė mirėt
dhe bolidėt mėtė pregaditur. Montoya arriti qė tė "mbahet" nga
sulmet e Schumacher, mirėpo pas disa gabimeve qė bėri Montoya, iu
desht ta lėshojė vendin e parė specialistit pėr shi. Prej kėtu e
deri nė fund tė garės Michael Schumacher nuk iu rrezikua vendi i
parė, sepse ekipi Ferrari qysh nė fillim kishin zgjedhur tipin e
pėrshtatshėm tė gomave. Nė hije tė garės, Rubens Barichello arriti
qė nė rrethin e 50 ta kalojė edhe Montoyėn dhe tė arrijė vendin e
dytė.
Edhe njėherė Montoya nuk arriti tė ruaj poleposition, por kėtė kerė
ai duhet tė jetė i kėnaqur pasi arriti tė zė vendin e tretė pas
shumė gabimeve qė bėri ai gjatė garės me shi.
Jacques Villeneuve dhe Olivier Panis arritėn sukses pasi pikat e
para i sollėn e kipit tė tyre BAR Honda tė cilėt deri tani nuk
kishin arritė tė shėnojnė pikė nė kėtė sezon.
1. M. Schumacher (Ferrari) 1'31'45"015
2. Barichello (Ferrari) + 0'14"500
3. Montoya (Williams) + 0'31"600
4. Villeneuve (BAR) + 1 Rd.
5. Panis (BAR) + 1 Rd.
6. Heidfeld (Sauber) + 1 Rd.
7. Fisichella (Jordan) + 1 Rd.
8. R. Schumacher (Williams) + 1 Rd.
9. Massa (Sauber) + 1 Rd.
10. Coulthard (McLaren) + 2 Rd.
11. De La Rosa (Jaguar) + 2 Rd.
Klasifikimi i pėrgjithshėm i pilotėve:
1. Micheal Schumacher (Ferrari) 86 pikė
2. Rubens Barichello (Ferrari) 32
3. J. P.Montoya (Williams) 31
4. Ralph Schumacher (Williams) 30
5. David Coulthard (Mclaren) 26
6. Kimi Raikonen (Mclaren) 11
7. Jason Button (Renault) 10
Klasifikimi i konstruktorėve:
1. Ferrari 118
2. Williams-BMW 61
3. Mclaren Mercedes 37
4. Renault 14
5. Sauber Petronas 10
6. Jordan Honda 6

© presheva.com |
|