|
F1 GP Bahrain:
Rėra nė sy

Fituesi i GP Bahrain - Shakir, Michael Schumacher nuk mund tė
besojė se sa e mirė ėshtė staza e re.
"Tė gjithė e dinė se unė jam i lidhur me stazėn Spa nė Belgjikė.
Mirėpo, kjo ishte njė kėnaqėsi e vėrtetė. Staza ėshtė perfekte dhe
shumė keq qė qysh mė herėt nuk ėshtė nė kalendarin e Formula 1. Jam
i mahnitur dhe mezi po pres tė kthehem nė vitin e ardhshėm" tha
Michael Schumacher.
Vozitėsit ishin frikuėsuar se staza do tė pushtohet nga rėra, sepse
ajo gjendet nė mes tė shkretėtirės, mirėpo gjatė garės nuk pati
asnjė incident.
"As nuk jam ndjerė fare se po vozis nėpėr shkretėtirė. Kam parė rėrė
rreth stazės, dhe vetėm pak para fillimit tė garės filloi tė bjerė
shi. U friguam se pista do tė jetė e rrėshqitshme dhe filluam tė
mendojmė pėr ndrimin e gomave. Nė fund mė vjen shumė mirė se gara
pėrfundoi aq shpejtė" shtoi Schumacher.
Stazat Sepang, Shakir dhe Shangaj kanė vėnė standarde tė reja nė
Formula 1 dhe ėshtė reale qė sė shpejti stazat si Imola, Spa, Monca
dhe Nurburgring do tė largohen nga kampionati.
Ndėrtimi i stazės Shakir ka kushtuar 150 milionė dollarė, kurse
staza Silverstone,e cila nė fakt ėshtė njė pistė avionėsh nga lufta
e dytė botėrore, pėr rikonstruim ka kushtuar reth 80 milionė dollarė.
"Formula 1 po largohet nga Europa, dhe ne kėtė nuk mund ta ndalim.
Secila stazė e ardhshme do tė jetė mė e mirė, mė e bukur, mė e
shpejtė dhe mė atraktive se kėto qė janė tani, dhe kjo ėshtė
fenomenale. Investimi i qindra milionave dollarė tregon se Formula 1
nuk e rrezikon shuarja e saj" pėrfundoi Schumacher.

© presheva.com |
|