Muhammed Ali feston 70 vjetorin e lindjes
Edhe pse një muaj me vonesë boksieri Muhamed Ali ka festuar natën e kaluar 70 vjetorin e lidjes së tij. Në një ceremoni të organizuar në "MGM Grand Hotel" të Las Vegasit kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të botës së sportit por edhe artistë.
Në fjalën e tij Andre Agasi një prej legjendave të këtij sporti ka lavdëruar punën e bërë nga boksieri në luftën për urinë dhe barazinë.
“Këtu kemi një njeri që gjithmonë ka qenë i sinqertë me vetveten, një person që gjithmonë ka folur në emër të atyre që nuk kanë zë. Ai luftoi për urinë, për barazine dhe nuk u lodh asnjëherë. Ai bëri gjëra më të mëdha, pavarësisht se nuk kishte përfitime. Mendoj që është një shembull jo vetëm për sportin, por për të gjithë”, u shpreh Agasi. Gjatë kësaj ceremoni është luajtur edhe muzikë ndërsa numri i pjesëmarrësve ka qenë shumë i madhe. 70 vjeçari vuan prej disa vitesh nga sëmundja e parkinsonit.



Publikoni komentin tuaj