Nico Rosberg kalon tek Ferrari?
31/10/2011 18:24:00
Nico Rosberg (26), piloti i tanishëm i Mercedes në Formula 1 po rishikon mundësinë e kalimit tek Ferrari, shkruajnë tabloidet gjermane.
Shefat e ekipit të Mercedes Ross Brawn dhe Norbert Haug në garën e kaluar kishin deklaruar se dëshirojnë të mbajnë Nico edhe pas skadimit të kontratës vitin e ardhshëm, mirëpo kanë shtuar se "tregu është i hapur".
Tabloidi nga Boni "Express" ka shkruar se Mercedesd duhet ta vërtetojë kontratën me Rosberg për sezonin e ardhshëm dhe burimi i tyre thotë se "Nico po mendon për Ferrarin".



Publikoni komentin tuaj