Ballina | Sport | Automobilizëm | Ferrari kërcënon FIA, largohet nga Formula 1?

Ferrari kërcënon FIA, largohet nga Formula 1?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Ferrari kërcënon FIA, largohet nga Formula 1?

 

Presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo ka kërcënuar drejtuesit e Formula 1 me "Ose ndryshoni rregullart ose Ferrari do të largohet".

Për Scuderia Ferrari është një sezonë e vështirë, me një bolid që po përfundon vendin e tretë këtë sezonë, pas Red Bull dhe McLaren, me vetëm një fitore të Fernando Alonsos në Britani.

Ekipi nga Maranello merr pjesë që nga viti 1950 dhe deri tani ka fituar 16 tituj kampion, 216 fitore, 205 poleposition, 227 xhiro më të shpejta, andaj edhe Ferrari si insitutucion është i rëndësishëm për garën e Formula 1. Presidenti Montezemolo ka deklaruar se Ferrari do të garojë vetëm nëse ndryshohen rregullat.

"Formula 1 ende është jeta jonë, mirëpo pa Ferrarin nuk ka Formula 1, si dhe Ferrari nuk dotë ishte i njejtë pa Formula 1" ka thënë Montezemolo.

"Ne kemi shumë durim, mirëpo ne kemi vendosur kushte të qarta për të mbetur djelmoshat tanë në garë. Ne nuk garojmë në Formula 1 vetëm për shkak të publicitetit, mirëpo e gjithë kjo na sjell hulumtime të suksesshme që këto pjesë ti zbatojmë në veturat tona të thjeshta: motorë, karoseri, komponentë mekanik, elektronikë, materiale dhe aerodinamikë. Kjo dituri është bartë dhe rritur në 20 vitet e fundit" ka thënë Montezemolo.

"Ajo çka nuk është mirë është se 90% e bolidit bazohet në aerodinamikë, dhe e dyta është se në këtë sport nuk lejohen testime shtesë. Ne prodhojmë automobila, jo helikopterë, raketa dhe avionë. Natyrisht se ne nuk mund të kthehemi në të kaluarën , mirëpo tani ne nuk kemi mundësi që të lejojmë vozitësve tanë që të bëjnë testime shtesë në Ferrari Driver Academy, pasi nuk lejohen testimet.

Ai ka kërkuar edhe që të lejohet furnizimi i ekipeve tjera me motorë. /D.S. presheva.com/

 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal