Vettel niset i pari në Brazil, shenon rekord me 15 poleposition
26/11/2011 13:50:00
Dy herë kampioni në Formula 1, Sebastian Vettel ka shenuar kohën më të mirë në provat zyrtare në Cmimin e Madh të Brazilit, duke thyer në të njëjtën kohë edhe një rekord. ku ky është “pole position” i 15-të për këtë sezon. Rekordi i mëparshëm i takonte ish pilotit Nigel Mansell, me 14 “pole position” në vitin 1992.
Pas gjermanit Vettel, në provat zyrtare në Interlagos u rendit shoku i tij i skuadrës Mark Webber. Vendi i dytë dhe i tretë për dyshen e pilotëve të McLaren, përkatësisht Jenson Button dhe Lewis Hamilton. Fernando Alonso me Ferrari u rendit i pesti, i ndjekur nga Nico Rosberg me Mercedes GP dhe piloti tjetër i kokëkuqes, Felipe Massa.



Publikoni komentin tuaj