Ballina | Sport | Automobilizëm | F1: Prezantohet Ferrari për sezonin 2012

F1: Prezantohet Ferrari për sezonin 2012

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
F1: Prezantohet Ferrari për sezonin 2012

"Ferrari e shëmtuar, por shumë e shpejtë, do të jetë ajo që do të synojë të fitojë titullin në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2012" këto ishin fjalët e drejtuesit të skuadrës, Stefano Domenicali, në prezantimin zyrtar të makinës së re, mëngjesin e së premtes.

F2012, e zbuluar gjatë një ceremonie nga dy pilotët, Alonso dhe Massa, është makina e 58 që ndërohet në historinë e Ferrarit për të marrë pjesë në gara.

Siç kishte paralajmëruar edhe presidenti Montezemolo, pamja e jashtme nuk premton shumë. Hunda me dy nivele i jep një pamje agresive dhe të shëmtuar mjetit, që përcjell ndryshime të rëndësishme aerodinamike, sidomos në krahët e përparmë dhe të pasëm.

Telajo gjithashtu ka ndryshuar, sidomos në pjesën e hundës, ndërsa makina do të jetë më e ngritur nga toka se paraardhësja e saj F150.

Ndonëse është paralajmëruar si shumë e shpejtë, do të duhet të pritet deri në fillimin e testimeve të shtyrë nga reshjet e dëborës, për të verifikuar nëse më në fund, makina e sivjetshme e Ferrarit do të jetë në gjendje të konkurrojë denjësisht me Red Bull apo McLaren. 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
Arifi 03/02/2012 14:35:33
Hajde ishalla del e hajrit se boll jam tifoz i flakt i Ferrarit, shpresoj se ket vit do jen ne podium qdo gar dhe te numri 1. Forzza Ferrari
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal