Ballina | Sport | Basketboll | NBA: Fitojnë LA Lakers, Minnesota befason kampionët e Dallas

NBA: Fitojnë LA Lakers, Minnesota befason kampionët e Dallas

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
NBA: Fitojnë LA Lakers, Minnesota befason kampionët e Dallas

 

Në natën ndermjet të mërkurës dhe te enjtes në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA u zhvilluan gjithësejt 13 ndeshje, ku ndër më interesantja ishte ajo e luajtur ne  “Qytetin e Engjujve” (L.A) ndërmjet rivalëve nga i njejti qytetë   L.A. Lakers dhe L.A. Clippers ku fitore shenuan Lakersat me rezultat 96-91. Më i dalluari në rradhët e Lakersave ishte Kobe Bryant, me 24p, ndërsa për Clipersat Blake Griffin me 26p. Në pjesën e parë ishin Clipersat ata që udhëhoqën falë lojes agresive në mbrojtje kundër Bryantit të cilin e kufizuan vetem në 8 pikë atë pjes.

Ndeshje tjeter jo shumë intersant por që u pritë me kurreshtje ishte ajo  e zhvilluar ne kryeqytetin amerikan Washington D.C.  , per  shkak se ne pankinën e ekipit vendas debutoi treneri Rendy Wittman ( zëvendësoi Flip Saunders-in  për shkak startit të dobet në 17 ndeshjet e para me një rekord prej 2 fitoresh dhe 15 humbjeve).Ky ndrrim  dhe edhe rezultat pasi qe Washington Wizards fituan kunder Charlotte Bobcatsave me rezultat  92-75. ( N.Young 20p, 2 kercime – M.Carroll 17p, 3 kërcime )

As double-double i Amary Stoudemire ( 17p, 14 kercime ) nuk i ndihmoi New York Knicks- at të evitojnë humbjen e rradhes ndaj vendasve te Clevaland Cavalers të udhehequr nga Antoan Jamison (15p, 5 kercime), rezultati perfundimtar ishte Cavalers – Knicks 91-81.

Kampionet në fuqi Dallas Mavericks luajtën kunder Minnesota Timberwolves të udhëhequr nga një ndër trajnerët më të mire në NBA, Rick Adelman. Pritej një fitore e lehtë e vendasve të Mavericks, por nuk menduan ashtu Rick Adelman dhe djelmoshat e tij te cilët mundën Dallasin me rezultat 105-90. Më i suksesshëm në rradhet e Minesotas ishte KEVIN LOVE (31p. 10 kërcime, double-double i tij i 17 nga 18 ndeshjet).  Ishte kjo fitorja e 8-të e Minesotas këtë sezon.                                                          

Para ndeshjes në mënyre solemne basketbollistët e Dallasit pranuan “unazat e arta” cmim të cilin e marrin kampionet të cilet kushtojne afersisht 40 000 $ secila. Në këtë ndeshje për shkak të lëndimit të gjurit të djathtë mungoi MVP  i vitit të kaluar DIRK NOWITZKI.

Një ndër formacionet më të reja dhe më premtuese Oklahoma City Thunder të udhehequr nga Kevin Durant i cili ishte i shkëlqyeshem me (25 pikë,7 kërcime) dhe Rusell Westbrook (14 pikë,5 asiste) mundën New Orleans Hornetsat me rezultat 101-91. Oklahoma udhëheq tani në konferencen e perendimit me 15 fitore e 3 humbje.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Philadelphia 76ers- New Jersey Nets    90-97

Detroit Pistons- Miami Heat                 98- 101

Chicago Bulls-Indiana Pacers              90-95

Houston Rockets-Milwaukee Bucks    99-105

San Antonio Spurs-Atlanta Hawks      105-83

Utah Jazz-Toronto Raptors                  106-111 (pas 2 shtesave, loja e rregullt perfundoi 90-90)

Sacramento Kings –Denver Nuggets  93-122

Golden State Warriors-Portland Trail Blazers 101-93

 

Nesër ne program janë dy ndeshjet por tejet interesante: Orlando Magic-Boston Celtics dhe L.A Clippers-Memphis Grizzlies.

 

Për ata që smund ti ndjekin mendon Presheva.com e cila do t’ju sjellë  detajet nga kjo ndeshje./Vali, presheva.com/

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal