NBA: Boston si në kohërat e vjetra, mposhtin Orlandon
Mbrëmë u zhvilluan vetem dy ndeshje.Ajo më interesantja u zhvillua në Orlando, ndërmjet vendasve të Orlandos dhe Boston Celtics. Fitore shenuan musafirët e Boston me rezultat 91-83.
Në fillim e dominuan ndeshjen vendasit të udhëhequr nga “Supermeni” Dwight Howard, të cilët në pjesën e pare krijuan epersi prej 21 pikeve. Mirëpo me një mbrojtje agresive dhe me një lojë të shkëlqyer nga veterani Paul Pierce i cili shënoi double- double me 24pikë e 10 asistime, Boston ktheu ndeshjen në mënyre senzacionale dhe shenoi fitore të merituar. Pierc-it i erdhi në ndihmë Moore i cili nga 4 tentime për tre pike shenoi 4 here, duke përfunduar ndeshjen me 16 pikë. Në rradhet e Orlandos më i dalluari ishte Dwight Howard i cili gjithashtu realizoi nje double-double prej 16 pike dhe 16 kercime, por kjo nuk mjaftoi pasi që nuk kishtë ndihmën e shokëve.
Në ndeshjen tjeter L.A. Clippers ishin nikoqir të Memphies Grizzlies. Fitore shënuan Clippers me rezultat 98-91. Më i dalluari te Clippersat ishte Blake Griffin me 20 pike , ndersa tek Grizzlies Rudy Gay me 24 pike. /Vali, presheva.com/



Publikoni komentin tuaj