Ballina | Sport | Basketboll | NBA: Minnesota befason San Antonion, show i Ricky Rubio-s

NBA: Minnesota befason San Antonion, show i Ricky Rubio-s

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
NBA: Minnesota befason San Antonion, show i Ricky Rubio-s

Ishte një  natë e pasur me ndeshje, ku gjithsejt u zhvilluan 13 ndeshje.Më  interesantet u zhvilluan në Boston ,ndërmjet vendasve  të  Bostonit dhe Indianës ,  Miami priti New York Knicks-at dhe Minnesota e befasive priti San Antonio Spurs-at.

Bostoni dhe Indiana zhvilluan një super ndeshje.Bostoni që në fillim ishte i hendikepuar me mungesën e Raja Rondos play maker-it të tyre dhe një ndër basketbollistëve  më premtues në NBA. Përvec Rondos mungoi edhe Jermaine  O’Neal, por kjo nuk i pengoi që të shënojnë fitore  me rezultat 94-87.  Kush pos Paul Pierc-it do ti udhëhiqte drejt fitores.Si në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Orlandos, Paul Pierce arriti double-double me 28 pikë e 10 kërcime.Kevin Garnet i ndihmoi me 13 pikë e 8 kërcime.Ndërsa në rradhët e Indianas me i suksesshëm ishte Granger me 21 pikë e 6 kërcime.

Miami i Lebron James-it prit ekipin me plot yje por që asesi nuk po arrin të tregoj lojërat e duhura këtë  fillim sezoni , New York Knicks-at. Para ndeshjes shkruhej se president ii New Yorkut ka humbur durimin me trenerin e tanishem dhe po mendon për largimin e tij. Si zëvendësues  flitet se o vije ksuh tjetër pos  “të madhit “ Fill Xhekson. Fill Xhekson  i cili ka udhëhequr Lakersat për fitimin e 5 titujve dhe Chicagon e famshme 6 tituj. Edhe pse është  penzionuar  aj ka deklaruar se për Knicks-at do të kthehet  për shkak se si lojtar me  këtë ekip kishte fituar dy tituj kampion. Sidoqoftë  kjo mbetet tëshihet ndërsa ajo qka u pa mbrëme, Dwayne Wade u kthye nga lëndimi dhe tregoi vlerat e tij duke shënuar 28 pike , por edhe me këto pikë nuk mjaftoi që ta kalontë Lebron James-in i cili shenoi 31 pikë. Në rradhët e Knicks më i suksesshmi ishte Walker i cili shenoi 21 pike dhe qe te gjitha 3 pikesha.   Rezultati final Miami 99-89 Knicks.

Minnesota e Rick Adelman priti San Antonia Spursat e Tim Duncan-it,por vitet e bëjnë te veten pasi që Tim Duncan mezi arriti të shënoj 9 pike ndaj të rinjëve të Minnesotas ekip e cila po befason të gjithe me lojrat atraktive si dhe me rezultate. Pasi mundën kampionet e Dallas ata mbrëm mposhtën  San Antonion me rezultat 87-79. Ricky Rubio i ardhur nga Barcelona shkëlqeu me 18 pike e 10 asistime (double-double i dyte  rradhazi),përvec kësaj Ruboi dha ca pasime spektakolare duke ngritur në delir publikun në Target Arena.  Rubio kishte ndihmen e Kevin Love i cili realizoi double-doubl-in e tij të 18 në 19 ndeshje me 18 pikë e 16 kërcime. Veterani  Toni Parker ishte me eksplozivi tek Spursat me 20 pike.

MVP i sezonit të rregullt 2010/2011 Derrick Rose udhëhoqi  Bullsat drejt një fitore jo të lehtë ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 107-100. Rose shenoi 34 pike, Joakim Noah 15pikë e 16 kërcime, ndërsa tek Milwaukee më i dobishmi ishte qendra Gooden me 23 pikë e 15 kërcime (double-double). Chicago ka filluar shumë mirë sezonin dhe ky formacion po filloj ti ngjaj Chicagos së viteve 90-ta me  në krye legjenden MJ23.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në  Texas, ku vendasit e Dallas Mavs pirten Utah Jazz.

Në ndeshjet tjera u arriten këto rezultate:

Philadelphia 76ers- Charlotte Bobcats   89-72

Detroit Pistons- Atlanta Hawks     87-87 (pas lojes shtese 101-107)

Cleveland Cavaliers-New Jersey Nets   96-99

New Orleans Hornets- Orlando Magic  93-67

Houston Rockets-Washington  Wizards 103-76

Denver Nuggets –Toronto Raptors        96-81

Dallas Mavs- Utah Jazz                         116-101

Portland Trail Blazers-Phoenix Suns   109-71

Golden State Warriors- Oklahoma City Thunder 109-120

/Vali, presheva.com/

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal