NBA: Dështojnë Lakersat, Filadelfija mban hapin me kryesuesit
Vetëm gjashtë ndeshje shënuan natën e mbrëmshme në ligën më emocionuese te basketbollit në botë.Më interesant ishte në Milwaukee ku si musafir ishin Lakersat dhe në Houston aty ku Rockets-at priten New York Knicks-at.
Në ndeshjen e parë të mbrëmjes Philadelphia 76ers mundi Detroit Pistonsat me rezultat 95-74. Shkëlqeu Andre Iguodala me triple-double 10pikë, 10 kërcime, 10 asiste. Williams kontribuoi nga stoli me 17 pikë për një fitore të qetë. Për ish nënkampionet e Detroitit më i dalluari ishte G. Monroe i cili arritI double-double prej 16 pike e 10 kërcime.
As 23 pikët e Amar’e Stoudemire nuk e shpëtuan New Yorkun nga humbja e rradhës. Djelmoshat nga Madison Square Garden pësuan humbje nga Houston Rockets me rezultat 97-84. Ne rradhet e fituesve të Houston më shumë pikë pati Chase Budinger gjithsejt 19 dhe Goran Dragic 16. Për New Yorkun qendra Tyson Chandler arriti double- double prej 14 pikëve dhe 11 kërcimeve, por e gjithë kjo do ti shërbejë si statisticë personale pasi ekipi i tij humbi.
L.A.Lakers humbën prapë me rezultat 100-89 ndaj Milwaukee Bucks. Bryant shenoi 27 pike per L.A. ndersa qendra Gooden ishte me efikasi tek Milwaukee me 23 pike.Ishte kjo humbja e 9 per Lakersat dhe ata rrezikojne seriozisht playoffin kete sezon.
Në ndeshjet tjera Washington fitoi si musafir i Charlotit me rezultat 102-99, Utah jazz mposhti Sacramenton me rezultat 96-93 dhe Phoenix mposhti Memphis-in 86-84. /Vali, Presheva.com/



Publikoni komentin tuaj