Ballina | Sport | Basketboll | NBA: LeBron James vs Derrick Rose 97-93, Kobe Bryant thyen rekord

NBA: LeBron James vs Derrick Rose 97-93, Kobe Bryant thyen rekord

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
NBA: LeBron James  vs Derrick Rose  97-93, Kobe Bryant thyen rekord

Ndeshja më dramatike u zhvillua në Miami ku Heat-sat priten Bullsat. Të dyja ekipe në krye të tabeles ne konferenceën e lindjes, te dy ekipet me lojtarët  pretenentë për MVP, LeBron  James i Miamit dhe Derrick Rose i Chicagos.  Nuk zhgënjyen  as njëri as tjetri treguan  lojë spektakolare ,ku James realizoi double-double prej 35 pikeve dhe 11 kercimeve, ndersa Rose kishte 34 pike. Fitore shenuan Miami  Heats me rezultat 97-93, por Heatsave i ndihmoi edhe qendra  Bosh i cili realizoi nje double-double prej 24 pikeve e 12 kercimeve, ndersa ne anen tjeter edhe qendra e Chicagos  Joakim Noah realizoi nje double-double por vetem me 11 pike e 11 kercime. Fituesi nuk u dite deri ne sekondat e fundit, keshtu 22 sekonda pa perfunduar ndeshja rezultati ishte 94-93 per Miami-n , por ne vijen e gjuajtjeve të  lira gjendej Rose i cili pritej ti shenonte aty dy gjujtje per ti dhënë epërsinë ekipit të tijë por për cudi gaboi dhe këshut id ha mundësinë vendasve  të shënojne në sulmin tjeter për rezultatin final 97-93.

Bostoni humbi si vendas ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat te ngushte 88-87 dhe kështu perfundoi serinë prej 4 fitoreve rradhazi. Vlen të theksohet se 4 minuta pa përfunduar ndeshja Bostoni kishte 87 pike dhe prej atëhere nuk shenoi as nje pikë. Më efikasi për Bostonin ishte i rikthyeri pas lëndimit Rey Allen me 22 pike, ndërsa për  Cleveland i riu Kyle Irving me 23 pike.

L.A. Lakers i Kobe Bryant ishte musafir i Minnesota Timberwolves. “Ujqit”  me një formacion të ri po tregojne lojera të shkëlqyeshme këtë sezonë dhe deri  në minuten e fundit të ndeshjes udhëhoqën por në skene doli Kobe Bryant i cili përmbysi rezultatin duke i dhënë fitoren Lakersave  me rezultat 106-101. Kobe  arriti double-double prej 35 pike e 14 kercime dhe me këto pike u be koshashenusi më i mirë i të gjihta kohërave per L.A. Lakersat.(Tju perkujtojme se sivjet është sezoni i 16 në fanelen e Lakersave per Koben dhe është vetëm 33 vjecar ), ndërsa  Kevin Love i Minnesotas arriti 33 pike e 14 kërcime  edhe një double-doubel per këtë super talent, ështe double- double i tij i 19 nga 20 ndeshje!!!

Kampionet ne fuqi Dallas Mavericks pritën  San Antonion e Toni Parkerit dhe Tim Duncanit. Ndeshja ishte shumë interesante kjo shihet edhe nga fakti se rezultati  në kohën e rregullt ishte i barabart 91-91. U deshtë të luhej edhe shtesa prej 5 minutave që të percaktohet fituesi  e që doli Dallas Mavericks me rezultat 101-100. /Vali, presheva.com/

 

Në ndeshjet tjera u arriten keto rezultate:

New Jersey Nets- Toronto Raptors  73-94

Orlando Magic- Indiana Pacers   85-106

New Orleans Hornets- Atlanta Hawks 72-94

Denver Nuggets- L.A. Clippers     105-109

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal