NBA: Bynum dhe Bryant udhëheqin Lakers-at drejt fitores
Në natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës u zhvilluan 7 ndeshje. Lakers mikpriti Charlotte Bobcats, Memphis Grizzlies ishin nikoqir të Denverit.
Qendra e Lakers Andrew Bynum arriti një double-double prej 20 pike e 11 kërcime, ndërsa Kobe 24 pike për ti dhënë një fitore prej +33 pikeve ekipit të tyre kundër Charlott-it me rezultat 106-73.
Boston fitoi kunder Cleveland Cavaliers me rezultat të ngushte 93-90.Më efikasi ishte Paul Pierce me 20 oikë për ekipin e Celticsave , ndërsa rookie Kyle Irving po shkëlqen tek Cavaliers nësezonën e tij të parë arriti të shënojë 21 pikë.
Rudy Gay dhe Marc Gasol udhëhoqën Memphis Grizzlies drejt fitores pas 4 humbjeve rradhazi.Fitorja u arrit në kohën shtese ndaj Denver Nuggetsit me rezultat 100-97. Ishte shumë interesant pasi që edhe R.Gay edhe Marc Gasol të dy paten double-double të njejtë prej nga 20 pikeë e 13 kërcime. /Vali, presheva.com/
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
New York Knicks- Detroit Pistons 113- 86
Indiana Pacers –New Jersey Nets 106-99
Toronto Raptors- Atlanta Hawks 77-100
Golden State Warriors-Sacramento Kings 93-90



Publikoni komentin tuaj