Ballina | Sport | Basketboll | NBA: Philadelphia lekcion basketbolli Chicagos, Boston e "shemb" Toronton

NBA: Philadelphia lekcion basketbolli Chicagos, Boston e "shemb" Toronton

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
NBA: Philadelphia lekcion basketbolli Chicagos, Boston e "shemb" Toronton

Një nga ndeshjet më interesante që u zhvillua mbrëmë ishte ajo  ndërmjet   Philadelphias dhe Chicagos ku fitore të merituar dhe të thellë shenuan 76ersat me rezultat 98-82. Kur Derrick Rose nuk është në formë edhe Chicago nuk i ngjan vetes, Philadelphia e kufizoi vetem në 18 pike Derrick Rosen.Më efikasi në rradhet e Philadelphias ishte Andre Iguodala me 19 pike. Ishte kjo fitorja e 16 nga 22 ndeshje per Philadelphian.

Boston Celtics “shembën”  Toronton me rezultat 100-64,Toronto po kalon një kohë të keqe ku ka arritë të regjistroje vetem 7 fitore deri më tani.Paul Pierce udhëhoqi vendasit tek një fitore e sigurt me 17 pike e 8 asistime.

Orlando Magic e “Supermenit” Howard iu kthye fitoreve pas 4 humbjeve rradhazi këtë here duke mposhtur outsiderat e Washington Wizzards me rezultat 109-103. Dwight Howard shenoi 23 pikë e 18 kërcime(double-double),R. Anderson i ndihmoi me  23 pike nga të cilat  18 me gjuajtje për  3pike (6-9). N.Young ishte më efikasi për Washingtonin me 24 pike.

Kampionet e Dallas pas një miniserie prej 4 fitoreve pësuan humbje prej Oklahomas së Kevin Durant e Russell Westbrook me rezultat 95-86 . Më efikasi ishte Rusell Westbrook me  33pike, i ndihmuar nga Kevin Durant me një double-double  prej 23 pike e 13 kercime. MVP i Play-offit të kaluar Dirk Nowitzki në rradhet e Dallas shenoi vetem 8 pike, ndersa me efikasi pë Dallasin ishte Jason Terry me 25 pike. Ishte kjo humbja e 9 per Dallasin nga 23 ndeshje, ndërsa fitorja e 17 per Oklahoman në21 ndeshje. /Vali, presheva.com/

 

Në  ndeshjet tjera u arritën  këto rezultate:

Milwaukee Bucks- Miami Heat 105-97

New Jersey Nets –Detroit Pistons 99-96

Minnesota Timberwolves-Indiana Pacers  99-109

New Orleans Hornets –Indiana Pacers 103-120

San Antonio Spurs –Houston Rockets  99-91

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal