NBA: West vs East, caktohen formacionet startuese
Përpara se të fillonin ndeshjet e mbrëmshme në rrjetin televiziv që ka të drejten e ndeshjeve të NBA, TNT, u zbuluan edhe formacionet startuese për ndeshjen All-Star e cila këtë vitë do të zhvillohet në Orlando me date 26 të këtij muaji. Për konferencen e lindjes 5 startuesit që u votuan nga publika nga e mbarë bota do te luajne: Carmelo Anthony (New York), LeBron James( Miami Heat), Dwyane Wade (Miami Heat), Dwight Howard(Orlando Magic) dhe Derreck Rose(Chicago Bulls). Për konferencen e perëndimit do të startojnë : Blake Griffin e Chris Paul (L.A. Clippers) Kobe Bryant e Andrew Bynum (L.A. Lakers) dhe Kevin Durant ( Oklahoma City Thunder). Ndërsa rezervat do te behen te ditura pas nje jave e ne edhe atëhere do tju infromojmë me kohe.
Sa i perket ndeshjeve mbrëme u zhvilluan 6 ndeshje ku më interesantja ishte ndërmjet dy rivalëvet e vjeter Chicago Bulls dhe New York Knicks, ne arenen e njohur nderkombetare Medison Square Garden të New Yorkut.Derrick Rose me double-double prej 32 pikeve e 13 assisteve udhehoqi Chicagon drejt fitores 105-102. Amary Stoudemire ishte me i suksesshmmi per New Yorkun me 34 pike. /Vali, presheva.com/
Ne ndeshjet tjera u arriten keto rezultate:
Atlanta hawks- Memphis Grizzlies 77-96
San Antonio Spurs- New Orleans Hornets 93-81
Sacramento kings –Portland Trail Blazers 95-92
L.A. Clippers – Denver Nuggets 91-112
Golden State- Utah Jazz 119-101



Publikoni komentin tuaj