NBA: Miami fiton edhe ne Philadelphia, Kevin Garnet arrin shifren e 10000 kercimeve
Dhjetë ndeshje u zhvilluan në ligen më të fortë të basketbollit NBA.Miami ishte musafir i Philadelphia 76ers e cila këtë sezone po kalon moment fantastike, por që mbreme nuk munden të bëjne asgjë ndaj Miami Heat duke humbur me rezultat 99-79. Ishte kjo fitorja e 9 rradhazi per Miami, këto fitore bëhen edhe më te vlefshme duke situr se kanë mposhtur ekipe pretende për titull si , Chicago, L.A. Lakers dhe se fundmi Philadelphia. Për Miamin mbrëmë më efikasi ishte “Di”-Wade me 26 pikë, por padyshim me i dobishmi ishte LeBron James me double-double prej 19 pikëve e 12 kercimeve ( i mungonin edhe 2 asiste per te arrit triple-double). Për Philadelphian më i suksesshem ishte Thaddeus Young me 16 pike. Tani Miami ka nje rekord prej 17 fitoresh e 6 humbjesh , ndersa Philadelphia 16-7.
Minnesota Timberwolves një nga formacionet më premtuese , këtë sezon më mire po luan jashte fushe te vet , ku ka arrit me shume fitore, nje nga ato ishte ajo e mbrëmshmja kunder formacionit solid te New Jersey Nets me rezultat të ngushtë 108-105. Më efikasi për Minnesotan ishte malazezi Nikola Pekovic me një double-double prej 27 pikeve e 11 kercimeve edhe atë erdhi nga banka e rezervave pra nuk ishte ne pesëshen startuese, pork y nuk ishte i vetmi me double-double, pasi që nuk mund të mungonte basketbollisti i cili nga 23 ndeshje tani ka 21 double-double dhe eshte basketbollisti numer një ne NBA për këtë gje KEVIN LOVE me 20 pike e 10 kercime, ndërsa basketbollisti tjeter është playmakeri nga Spanja Ricky Rubio i cili po “cmend” gjithe basketbolldashesit me “show” qe po bënë dhe me pasimet e tij, këte here shenoi 10 pike dhe kishte 10 asiste dhe 6 topa te vjedhur. Por ai që shenoi më shume pike ishte basketbollisti i ekipes humbëse Anthony Morrow gjithsejt 42 pike nga te cilat 8 gjuajtje per 3.
New York Knicks edhe pas 15 tentimeve nuk arriten te mposhtin Boston Celtics në terenin e Bostonit një ndër ekipet me te trofeshme ne NBA. Këte here ishin afër pasi humbën vetem për 2 pike 91-89. Paul Pierce shenoi 30 pike per Bostonin,Kevin Garnet shtoi edhe 15 pike dhe vlen te theksohet se arriti shifren e 10 000 kercimeve ne karriere. Sic thame Knicks-at skane fituar ne TD Arena te Bostonit qe nga nentori i vitit 2006.
Kampionet e Dallas u mposhten nga ekipi i Indiana Pacers me rezultat 87 -98. Indiana tani ka nje rekord prej 16-6. Me te drejte pas ndeshjes trajneri i Dallas tha se Indiana tani janë një ndër favorite kryesore per titull, pasi qe kjo ishte fitorja e 4 rradhazi per ta.P.George ishte më efikasi per Indianen me 30 pike, po aq sa MVP i sezonit te kaluar ,gjermani, Dirk Nowitzki i cili shfaqi nje ndeshje te mire.
L.A. Lakersat e Kobe Bryant munden si musafir ekipin e papershtatshme te Denver Nuggets me rezultat 93-89. Kobe Btyant shenoi 20 pike. /Vali, presheva.com/
Pra, mbreme u arriten keto rezultate:
Philadelphia 76ers-Miami 79-99
New Jersey Nets-Minnesota Timberwolves 105- 108
Boston Celtics- New York Knicks 91-89
Dallas Mavericks- Indiana 87-98
Denver Nuggets-L.A. Lakers 89-93
Toronto Raptors –Washington Wizards 106-89
Orlando Magic- Cleveland Cavaliers 102-94
Detroit Pistons-Milwaukee Bucks 88-80
Houston Rockets-Phoenix Suns 99-81
Oklahoma City Thunder-Memphis Grizzlies 101-94



Publikoni komentin tuaj