NBA:Lakers fiton në derbin më të madhë në NBA
Mbrëmë në program ishin vetëm kater ndeshje por më kryesorja ishte se u zhvillua derbi id y ekipeve më të trofeshme në NBA Boston Celtics kunder L.A.Lakers. Fituan Lakers në lojë shtese 88-87, pasi që në kohen e rregullt rezultati ishte 82-82. Shpërtheu dyshja Bryant-Gasol të cilët sbashku shenuan 52 pikë.
Bryant shenoi 27 pike ndersa gasol 25 por kishte edhe 14 kercime.Andrew Bynum gjithashtu arriti double-double prej 16 pike e 17 kercime.Me efikasi tek Celticsat ishte Rey Allen me 22pike.
Në ndeshjet tjera Houston fitoi si musafir i Phoenix Sunsit të Stiv Nash me rezultat 96-89. Luis Scola, Argjentinasi , ishte më efikasi tek Houstn me 16 pikë, ndërsa tek Phoenix u dallua veterani Stiv Nash me double-double prej 14 pikë e 13 asistime.
Në dy ndeshjet tjera Golden state warriors mposhteën Denverin me rezultat 109 -101 dhe Sacramento Kings u kujdes për befasine e nates duke mposht ekipin më të mire Oklahoma City Thunder me rezultat 106-101. /Vali, Presheva.com/



Publikoni komentin tuaj