NBA: Kobe Bryant shpeton Lakersat, Boston mund Chicagon
L.A. Lakers ishin musafir të Torontos dhe deri 4 sekonda pa përfunduar ndeshja ishin në disavantazh prej një pike dhe sic do herë i besuan topin Bryantit i cili realizoi një dy pikësh që id ha fitoren me rezultat 94-92.Bryant shenoi 27 pikë i ndihmoi Gasol me double-double prej 16pikë e 17 kërcime, për Toronton ishte Jose Calderon, Spanjolli, i cili ishte më efikasi me 30 pike. Lakers tërë kohën ishte në epërsi prej 15 pikësh por ajo epërsi u fundos në çerekun e fundit ku për herë të pare Toronto edhe morri epërsine te cilën siç cekëm edhe e humbi në fund.
Raja Rondo me triple-double udhehoqi Bostonin drejt fitores kunder Chicagos me rezultat 95-91.Ai shenoi 32 pikë, 15 asiste dhe 10 kërcime, Kevin Garnet i ndihmoi me 15 pikë, për Chicagon më efikas ishin Carlos Boozer dhe C.Watson me nga 22pikë ,rrespektivisht. Chicago luajti pa lojtarin më te mire t] tyre Derrick Rose për shkak një lëndimi në shpindë.
LeBron James dhe Dwayne Wade udhëhoqën Miami drejt një fitore tjeter kunder vendasve të Atlanta Hawks me rezultat 107-87. Lebron shenoi double- double prej 23 pikëve e 13 kërcimeve, ndërsa Dwayne Wade pati 21 pikë.
Në ndeshjet tjera Detroit Pistons humbi në vend të vetë nga Washington Wizards me rezultat 98-77. /Vali, presheva.com/



Publikoni komentin tuaj