NBA: LeBron James i pamëshirshem ndaj ish- ekipës së tij /video/
Miami Heat mposhti Cleveland Cavaliers me rezultat 111-87.Në këtë takim Lebron James isht në ish shtëpinë e tij ku u afirmua si basketbollist dhe nuk pati mëshirë ndaj ish bashklojtareve duke i shenuar 28 pikë, i ndihmoi edhe Dwayne Wade me 22 pikë. Gjatë ndeshjes pati edhe disa ngulitje atraktive nga ana e L.James. Më efikasi për Cleveland ishte debutusi në NBA Kyle Irving me 17 pikë.
Orlando Magic e Dwight “ Supermen” Howardit mposhti Milwaukee Buck me rezultat 94-85. Nofkën “supermen” pe mban me plot krenari ku e tregoi edhe këtë ndeshje ku shenoi 26 pikë por ishte i tmerrshëm edhe në ajër ku pati 20 kërcime. Delfino ishte më i suksesshëm pë Bucksat me 16 pike.
Minnesota Timberwolves mposhti 111-98 Houston Rockets. Shkëlqyen treshja Love-Pekovic-Rubio. Kevin Love double-double 33 pikë e 17 kërcime, Malazezi Nikola Pekovic double-double 30 pikë e 12 kërcime dhe Rubio 18 pike e 9 asiste.
Charlotte Bobcats befasoi Toronton në shtepine ktyre të fundit me rezultat 98-91, Detroit mposhti Sacramenton 114-108. Memphis 0.2 sekonda pa mbaruar loja fitoi me rezultat 103-102 ndaj Denver Nuggets dhe New Orleans Hornets befasuan New Yorkun me rezultat 89-85 edhe ate ne shtepine e tyre.
Kampionet e Dallas mposhten Philadelphian e cila po luan shkëlqyeshëm këtë sezon me rezultat 82-75. MVP Dirk Nowitzki shenoi double-double prej 28 pike e 12 kërcime dhe ishte më efikasi nga të dy ekipet.
Oklahoma City Thunder ekipi më i fortë deri tani shenoi fitoren e 23 nga 30 takime duke mposhtur Golden State Warriors me rezultat bindës 110-87. Kevin Durant realizoi double-double me 23 pike e 10 kërcime, Russell Westbrook 18 pikë, ndërsa për GSW më i suksesshmi ishte David Lee me 23 pike. /Vali, presheva.com/
Russell Westbrook ( Oklahoma City Thunder) ngulit furishëm



Publikoni komentin tuaj