Ballina | Sport | Basketboll | NBA: Kevin Durant shenon 51 pikë, Jeremy Lin mposht kampionet e Dallas

NBA: Kevin Durant shenon 51 pikë, Jeremy Lin mposht kampionet e Dallas

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
NBA: Kevin Durant shenon 51 pikë, Jeremy Lin mposht kampionet e Dallas

Një nder basketbollistet më te mire në NBA Kevin Durant shenoi 51 pikë në fitoren e ekipit te tij Oklahoma City thunder ndaj Denver Nuggets me rezultat 124-118 dhe tregoi se nuk është rastesisht ne peseshen startuese te ndeshjes All-star që do të luhet javen e ardhshme. Rusell Westbrook i ndihmoi edhe ky me 40 pikë , që të dy pra ishin senzacional duke shenuar së bashku 91 pikë.

L.A. Lakers humbën nga Phoenix Suns me rezultat 102-90. Në disa çaste epersia ishte edhe me e madhe deri ne 30 pikë.Kobe Bryant shenoi 32 pikë por kishte edhe 10 topa të humbur.

Miami shenoi fitoren e gjashte rradhazi dhe të 25-tën në kampionat kundër Orlando Magis të “Supermen”-it Dwight Howard me rezultat 90-78, në American Airlines Arena. Kush  tjetër  pos dyshes James dhe Wade do ta udhëheqnin Miamin  drejt fitores , Wade shenoi 27 pikë dhe James 25 pikë por pati edhe 10 kërcime. Tek Orlando, Dwight Howard gjithashtu arriti double-double prej 12 pikë e 15 kercime.

Kampioni  Dallas u mposht në New York nga Knicksat me rezultat 104-97. Prapë  shkelqeu senzacioni Jeremy Lin i cili  arriti double-double prej 28 pikë e 14 asiste. Ishte i pandalshem kontrolloi mire lojen dha asiste perfekte që ngriti publicën në delir. Dirk Nowitzki gjithashtu  tregoi se pse ishte zgjedhur vjet MVP dhe Basketbollisti më i mire europian i vitit 2011 duke shenuar 34 pike. /Vali, presheva.com/

Në ndeshjet tjera u arriten keto rezultate:

Detroit Pistons – Boston Celtics 96-81

Cleveland Cavaliers –Sacramento Kings  93-92

Indiana Pacers –Charlotte Bobcats 108-73

Houston Rockets- Utah Jazz 101-85

Minnesota Timberwolves- Philadelphia 92-91

New Jersey Nets- Milwaukee Bucks 85 -92

 

 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal