Messi: Nuk jam argëtuar në rini, futbolli ka qenë në vend të parë
27/01/2012 11:04:00
Leo Messi në një interviu për revistën "Time" ka zbuluar se futbolli ka qenë dashuria e tij më e madhe.
"Gjithmonë ka qenë kështu. Gjithmonë e kam dashur vetëm futbollin. Shokët gjithherë më kanë ftuar që të dal me ata, mirëpo unë kam qëndruar në shtëpi pasi çdo herë kam pasë stërvitje ditën tjetër" ka thënë Messi.
"Dua të dal, të argëtohem, si të gjithë të tjerët, mirëpo thjesht ju duhet të dini se kur mund të dilni e kur jo" ka shtuar ai.
Messi gjithashtu rikujton se i kanë ndihmuar shumë në La Masia.
"Shumë më kanë ndihmuar, pasi kisha ardhur nga Argjentina. Kam kaluar momente të mira pasi kohë të gjatë gjendem këtu" ka thënë Messi.



Publikoni komentin tuaj