Kur mundet të mbetet Mourinho nga Real Madrid?
27/01/2012 17:59:00
Treneri i Real Madrid, Jose Mourinho duhet të fitojë Ligën e Kampionëve dhe ligën spanjolle nëse dëshiron të mbetet tek Real Madrid, shkruan The Sun.
"Nuk bëhet fjalë për rezultatet por për imazhin e klubit" ka thënë një burim i afërt me klubin.
"Nuk ka dyshim se Mourinho është trener i shkëlqyer, mirëpo situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Perez e ka sjellë Mourinhon që të fitojë trofe. Nëse i fiton, ndoshta edhe do ti falet" ka thënë burimi i klubit.



Minus 7 pik Loppoo ....
Publikoni komentin tuaj