Luis Suarez si pasardhës i Del Pieros tek Juventus?
03/02/2012 17:25:00
Luis Suarez si zëvendësim i Del Pieros, është kjo ideja që qarkullon fshehurazi në ambjentet e klubit juventin në rrugën Galileo Ferraris, për forcimin e sezonit të ardhshëm.
Suarez i kërkuar dhe më parë nga Juvenuts pas sjelljes rraciste ndaj Evra do ti duhet të qëndrojë plot 8 javë pushim dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga tifozët e Liverpool.
Sipas asaj që raporton "Daily Star" kjo situatë mund ta detyrojë sulmuesin amerikano-jugor të largohet nga Premier League. Në Itali Zonja e Vjetër e pret krahëhapur sulmuesin i cili do të bënte shumë punë Antonio Conte.
Luis Suarez ka një kontratë deri në 2016 me Liverpool dhe vlera e kartonit të tij është plot 35 milionë euro.



Publikoni komentin tuaj