Ibrahimoviç e di pse Juventus është i parë e Milan i dyti...
19/02/2012 14:01:00
Juventus momentalisht është në krye të tabelës në Seria A, dy rivalët e mëdhenj deri në fund të sezonit do të luftojnë për titull.
Javën e ardhshme na pret dueli ndërmjet Milan dhe Juventus, sulmuesi i Milan na flet për këtë ndeshje dhe situatën e tanishme në tabelë.
"Këtë sezonë po luajmë me ndryshime. Kemi pasur shumë probleme në lëndime që kanë ndikuar në rezultatet e arritura. Gjithashtu, kemi humbur shumë pikë ku nuk është dashur, mirëpo, me rëndësi është që në vazhdim të sezonit të mbajmë nivelin e lartë të lojës" ka thënë Ibra.
"Sa i përket Juventusit, ata po luajnë mirë këtë sezonë, mirëpo nuk duhet harruar se ne po luajmë tri ndeshje brenda javës, kurse ata vetëm një. Ky është dallimi i madh" ka thënë Ibrahimoviç.



Publikoni komentin tuaj