Mourinho: Nuk jam i lumtur, por edhe barazimi nuk është rezultat i keq
21/02/2012 23:07:00
Pas barazimit me CSKA Moska, treneri i Real Madrid, Jose Mourinho ka shpresa që në ndeshjen e kthimit lojtarët e tij do të tregojnë kualitet.
"Jam i frustruar, mirëpo as ky nuk është rezultat i keq. Nuk do të isha kundër që edhe në ndeshjet tjera si mysafir të mbetemi me 1:1. Nuk jam i lumtur pas një epilogu të tillë, mirëpo nuk ka arsye që të dramatizohemi. Njejt na ka ndodhë edhe me Lyon vitin e kaluar, ku edhe kemi kaluar në çerekfinale" ka thënë Mourinho.



Publikoni komentin tuaj