A mund të jetë Xavi pasardhës i Guardiolas?
22/02/2012 09:23:00
Një numër i përkrahësve të klubit katalanas dëshiron që pasaardhës i trenerit Guardiola të mos jetë tjetër kush pos Xavi.
Ai para pak kohësh ka mbushur 32 vjet, edhe më tej po luan në formë të mirë, shumica dëshirojnë ta shohin në stolin e Barcelonës si trener i ardhshëm.
Vet lojtari ka thënë se nuk ka ndërmend të punoj si trener,jo tani, po as në një të ardhme të afërt.
"Më leni rehat të luaj. Nuk dua të mendoj për punën e trenerit, dua të vazhdoj të luaj edhe për disa vite, deri sa të kem forcë" ka thënë Xavi.



Publikoni komentin tuaj