The Sun: Shkarkoje Abramovich trenerin Villas Boas
22/02/2012 23:46:00
Mediet angleze kanë filluar ta sulmojnë trenerin e Chelsea Andreas Villas Boas. Askush tani më nuk dyshon se ai do të shkarkohet së shpejti.
"Sun" në faqen kryesore ka dhënë katër arsye se pse Villas Boas duhet të shkarkohet menjëherë duke ia vënë titullin "Shkarkoje Roman".
"Independent" shkruan me titull "Horrori defanziv", ndërsa "Times" konstaton se mbetja e Lampard dhe Cole jashtë loje ka qenë një çmenduri.
"Telegraph" shkruan se Villas Boas është shumë afër shkarkimit dhe se është gati Rafa Benitez.



Publikoni komentin tuaj