Manchester City pret shkëmbimin Higuain - Tevez, Real do Kun Agueron
22/02/2012 23:53:00
Sipas medieve angleze, Manchester City e dëshiron sulmuesin e Real Madridit Gonzalo Higuain, ku si shkëmbim do të ofrojë Carlos Tevezin drejt Bernabeut.
Sipas "Daily Mail", City është vetëm njëri nga klubet që e dëshiron "El Pipitan".
Ata dëshirojnë që të sjellin Gonzalo Higuainin dhe të dërgojnë tek Real Madrid Tevezin.
Sipas kësaj gazete, Real Madrid të pranojë ta shesë Higuainin, mirëpo kërkon Kun Agueron, i cili këtë verë e ka kërkuar.
Për Higuain ka shprehë interesim edhe Juventus.



Publikoni komentin tuaj