CR7 provokon Guardiolan: Treneri i madh duhet të fitojë Liga të ndryshme
Cristiano Ronaldo konsideron se një trener i suksesshëm, sikur Mourinho, të triumfojë në Liga të ndryshme. Ai ka aluduar tek Guardiola që ka pasur sukses vetëm në Spanjë.
"Secili trener i madh duhet të ketë sukses në liga të ndryshme. Mourinho këtë ia ka arritur. E njejta gjë është edhe me lojtarët" ka thënë Ronaldo.
Pep Guardiola ka pasur sukses të madh vetëm në Spanjë ku shumica besojnë se ai nuk do të ketë sukses në ndonjë Ligë tjetër, ndërsa Mourinho ka pasur sukses në Portugali, Angli dhe Itali dhe tani është në rrugë të mirë edhe në Spanjë.
Ronaldo pohon se nuk do të largohet nga Real Madrid nëse largohet edhe Mourinho.
"Dua të vazhdoj të luaj tek Real Madrid. Nuk dua të shkoj me dikend. Luaj për të përparuar e jo për miqësi" ka përfunduar CR7.



Publikoni komentin tuaj