11 madrilene kundër Manchester United
11/02/2013 12:55:00
Ditën e mërkurë në mbrëmje, Real Madrid do të luaj kundër Manchester United, ndërsa trajneri Jose Mourinho e di se kush do të vrapojë në fushën e Santiago Bernabeut.
11 i parë me siguri do të jetë:
Diego Lopez
Arbeloa, Ramos, Pepe, Coentrao
Xabi Alonso, Khedira, Di Maria, Ozil, Cristiano Ronaldo
Benzema.
Pepe është rikthyer plotësisht nga lëndimi duke luajtur 25 minuta kundër Sevillas.
Ndryshim i vetëm mund të jetë Coentrao me Essien, ku Arbeloa mund të luaj në anën e majtë ndërsa ganezi Essien në anën e djathtë.
Në pjesët e tjera të fushës si duket nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Khedira dhe Alonso do të mbajnë pjesën qendrore të fushës ndërsa në ofanzivë do të jenë Ozil, Di Maria, Ronaldo dhe Benzema.



Publikoni komentin tuaj