Ballina | Sport | Futboll | Garry Neville: Cristiano Ronaldo është përbindësh

Garry Neville: Cristiano Ronaldo është përbindësh

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Garry Neville: Cristiano Ronaldo është përbindësh

Ish kapiteni i "djajve të kuq", Garry Neville ka luajtur 6 sezone së bashku me Cristiano Ronaldin para se të transferohet ai tek Real Madrid në vitin 2009.

"Cristiano Ronaldo është një abuzues. Ai keqpërdor pikën më të dobët të mbrojtjes së kundërshtarit dhe këtë po e bën nga ndeshja në ndeshje. Këtë e  ka bërë këtë sezonë edhe kundër Manchester City në Ligën e kampionëve kur e çmendi Maiconin. E fillon ndeshjen në anën e majtë, dhe nëse nuk i shkon, ai kalon në anën e djathtë, mesfushë apo edhe në maje të sulmit" ka thënë Neville.

"Ai ka ndryshuar percepcionin tim të lojës tek United. Para se të vij ai tek United, ne kemi luajtur me katër lojtarë në mesfushë. Unë dhe David Beckham ia kemi ruajtur njëri tjetrit shpinën në secilën ndeshje. Mirëpo, Ronaldo ka ndryshuar pozicionin e tij nga minuta në minutë. Sir Alex Ferguson ka kërkuar nga ai që të luaj në anën e djathtë, mirëpo ai shpesh ka përfunduar në të majtë. Mirëpo, çdo ndeshje i ka dhuruar fitore klubit tonë dhe atherë e kam kuptuar se mbajtja e pozicionit në fushë nuk ka edhe aq rëndësi" ka thënë ai.

"Ai sot është një përbindësh. E kam shikuar ndeshjen e fundit me Sevillan. E ka marrë topin në 25 metra nga goli dhe ka krijuar një dribling të stilit të tij, me këmbën e majtë ka gjuajtur pastaj nga 22 metra dhe e ka dërguar topin në rrjetë. Për atë nuk ka asnjë mbrojtës" ka përfunduar Neville. /presheva.com/

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal