Ronaldo hyn në top shenuesit e Real Madridit të të gjitha kohërave /foto/
Gento, Pirri, Butragueño dhe Amancio i kane uruar sot mireseardhje ne listen e Top-10 golashenueseve me te mire te historise se Real Madridit Portugezit Cristiano Ronaldo.
Gento per Cristiano Ronaldon:
“Te shohesh Cristiano Ronaldon ne fushe eshte nje kenaqesi. Ai eshte nje lojtar unik qe po le gjurmet e tij ne kete epoke me golat qe po shenon. Do te deshiroja te luaja sebashku me te.”
Gento
Pirri për Cristiano Ronaldon:
“Cristiano eshte nje lojtar fantastik. Ai jo vetem qe eshte nje sulmues i lindur qe luan me te dy kembet por per mua ai eshte lojtari me i kompletuar ne bote gjithashtu. Ai ka fuqine, shpejtesine, vertikalizimin, kercen ne ajer per te goditur topin me koke, ka nje goditje madheshtore dhe nje aftesi te jashtezakonshme per te luajtur ne krah. Ai punon shume fort dhe mbrohet mire. E cfare tjeter mund te themi per te? Ai eshte nje Legjende.”

Pirri
Emilio Butragueno për Cristiano Ronaldon:
“Jemi pafundesisht krenar qe Cristiano Ronaldo luan per Real Madridin. Ai eshte nje lojtar i jashtezakonshem dhe une shpresoj qe te qendroje ne kete menyre sepse ai eshte shume i rendesishem per ne.”
“Ronaldo eshte i mrekullueshem. Ambicia qe posedon ndoshta eshte cilesia me madheshtore e tij. Ai gjithmone deshiron te permirsohet dhe e merr cdo ndeshje si nje sfide personale. Te kesh nje lojtar si ai ne skuader qe te garanton te pakten nje gol per ndeshje eshte nje problem per rivalet sepse do te thote qe ata duhet te shenojne dy gola per te fituar. Shume pak skuadra pergjate historise kane patur lojtar te tille. Shpresoj te vazhdoje ne kete menyre sepse ai eshte shume i rendesishem per ne.

Emilio Butragenho
Amancio per Cristiano Ronaldon:
“Golat qe ai ka shenuar deri me tani per nje periudhe te shkurter kohore sa ka qene pjese e klubit dhe shpresat qe kemi se ai do te vazhdoje te shenoje, paraqesin nje evidence te qarte se ai eshte nje lojtar i mrekullueshem me nje energji te jashtezakonshme. Me keto ritme qe po ecen, ai do te thyej te gjitha rekordet dhe gjithashtu mund te kaloje edhe Alfredo Di Stefanon.”

Amancio

“Jam i lumtur qe kam arritur keta numra. Ajo qe dua me se shumti eshte te vazhdoj te luftoj per te arritur vendin e pare.” ka thënë Ronaldo
“Te shoh emrin tim ne listen e ketyre lojtareve Legjendar eshte arsyeja qe jam krenar, i motivuar dhe shume i lumtur.”
“Gjithmone kam thene se rekordet jane bere per tu thyer, jo vetem nga une por edhe nga gjenerata e ardhshme e lojtareve.”
“Eshte krenari te jem njeri nga Legjendaret e ketij klubi dhe te jem pjese e listes se golashenuseve me te mire te historise se Real Madridit ne nje periudhe kaq te shkurte kohore.” ka përfunduar CR7.




Top shenuesit e Real Madrid



Publikoni komentin tuaj