Ballina | Sport | Futboll | UEFA pezullon Klopp me një ndeshje

UEFA pezullon Klopp me një ndeshje

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
UEFA pezullon Klopp me një ndeshje

Jurgen Klopp pezullohet një ndeshje nga Uefa për veprimin e tij në sfidën e parë në grup ndaj Napolit, kur iu hakërrye gjyqtarit të katërt, në minutën e 30-të të ndeshjes. Klopp që në fakt ishte i irrituar me Subotiç, të cilit i kërkonte të vraponte më shpejt, nuk e kontrolloi dot veten dhe në momentin kur gjyqtari kryesor i kërkoi që të qetësohej.

Trajneri Borussias u dërgua në tribunë nga kryesori, Pedro Proenca dhe më pas gjermani kërkoi ndjesë për gjestin e tij. Fakt që mund të ketë ndikuar në pezullimin vetëm për një ndeshje të trajnerit. Klopp do të mungojë kështu në takimin e 2 Tetorit ndaj Olimpik Marseille në shtëpi, ku verdhezinjtë duhet me çdo kusht të fitojnë pasojë e humbjes 2-1 në ndeshjen e parë. Kjo është hera e parë që Klopp pezullohet në Europë, ndërsa në Gjermani trajneri jo pak herë është nxjerrë jashtë nga gjyqtarët, pasojë dhe e karakterit të tij impulsiv.

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal