Ibrahimoviç: Tek Milan nuk ka vend për Balotellin
21/01/2011 14:22:00
"Pas dy barazimeve, këtë ndeshje duhet ta fitojmë. Cessena ose ndonjë tjetë, njejtë, gabimi është i ndaluar" tha sulmuesi boshnjak i Milanit.
Atij nuk i interson Interi.
"Nuk më interesojnë ata, po asnjë klub tjetër. Ne duhet të shikojmë veten, të jemi të koncentruar, të kalojmë këtë krizë me punë të madhe. Kjo është receta, e jo të shikojmë në oborrin e të tjerëve. Nëse punojmë shumë, atherë do të fitojmë titullin" tha Ibrhimoviç.
Ai deklaron se tek Milan nuk ka vend për Balotelin.
"Ne kemi pesë sulmues, Robinho, Cassano, Pato, Inzaghi dhe unë. Çka të bëjë Allegri me 6 sulmues? Të luaj me taktikë 4-6? Për këtë do të vendosë Galliani, mirëpo mendoj se jemi të mbushur në sulm" shtoi Ibrakadabra.



Publikoni komentin tuaj