Ndeshjet Real Madrid - Barcelona për 350 milionë teleshikues
Një ditë para ndeshjes së "El Classico" në Spanjë është publikuar një studim i cili parashef se në katër ndeshjet ndërmjet duelit Real Madrid dhe Barcelona në 20 ditët e ardhshëm do ta shohin ndeshjen rreth 350 milionë njerëz në të gjithë botën.
Këtë analizë e ka bë "Esteve Kalsada", të specializur në këtë lëmi, gjegjësisht në bazë të 10 faktorëve, nga koha e fillimt të ndeshjet nga TV deri tek rezultati i ndeshjes së parë (në gjysmëfinalen e ligës së kampionëve).
Eshtë llogaritur që ditën e shtunë derbin ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona në Santiago Bernabeu do të shikojnë 78 milionë njerëz, finale e kupës së mbretit ditën e mërkurë në Valencia 77 milionë njerëz, ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve në Bernabeu do ta shikojnë 90 milionë njerëz kurse ndeshjen e kthimit në Barcelonë mbi 100 milionë, ku numri i shikuesve do të mvaret edhe nga rezultati i ndeshjes së parë.
Rekordin e mban ndeshja e finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2009 ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United me 109 milionë teleshikues.



ne bot
Publikoni komentin tuaj